📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Kryeministri Edi Rama ka zbardhur takimin e sotëm me presidentin Bajram Begaj.

Takimi u mbajt ditën e sotme në Presidencë dhe zgjati për një orë.

Nëpërmjet një postimi në facebook, kreu i qeverisë bëri me dije se fokus ka qenë mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve.

“Takimi i fillimvitit me kryetarin e shtetit për ta informuar mbi çështjet kryesore të këtij viti qeverisës, si edhe për të përgatitur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet tona diplomatike🤝, ka shkruar kryeministri krahas fotografisë me presidentin.

Pas takimit, kryeministri u ndal te Pallati i Kongreseve ku mblodhi drejtuesit e institucioneve.

Të pranishëm ishin dhe ministra dhe deputetë.

Mësohet se kryeministri Rama pritet të takohet rreth orës 13:00 dhe me krerët politikë të qarqeve.

Këto takime vijnë pas mbledhjes dy ditore që mbajti me kabinetin qeverisës.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights