Kryeministri edi rama rubrika e tij sy 1024x568

Për herë të parafundit para zgjedhjeve me rubrikën “Sy m’Sy”, kryeministri Edi Rama komunikoi sot virtualisht me qytetarët.

Duke u bërë thirrje shqiptarëve jashtë vendit të votojnë sepse koha nuk premton shumë, ai theksoi se “të Dielën do e qepë gojën dhe populli shqiptar do flasë”.

Komentit ku thuhej se “ka mbetur me turq e arabë”, iu përgjigj kështu:

“Në datën 16 Maj, javën tjetër, të ftoj të shikosh nga Tirana nëse je jashtë shtetit ose të vish dhe ta shohësh se me kë kam mbet unë, në Sheshin Skënderbe.”

Kreu i qeverisë ritheksoi për të disatën herë tashmë se ambicia e tij më e madhe është anëtarësimi në Bashkimin Evropian, rrugëtim që sipas tij ka shansin të finalizohet vetëm falë punës që Partia Socialiste ka bërë.

Shqipëria nuk është më një vend që konsiderohet pa asnjë vlerë.
Ka ndodhur rivendosja e identitetit shqiptar në vendin që i takon jo më në sytë tanë, por edhe në sytë e të tjerëve, fqinjëve dhe gjithë pjesës tjetër.
Nga një vend që nuk e besonte askush, kur nuk vinte më askush, që kishte ngelur në bisht në të gjitha proceset.
Nga një vend që nuk gëzonte respekt, sot jemi një vend që respektohet, vlerësohet dhe besohet”
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights