📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
858054633 4622423214703605 231908865514259177 n 1 scaled

Qeveria do të mbulojë 50% të qirasë për studentët që plotësojnë kriteret e përcaktuara, në kuadër të projektligjit për strehimin social të përballueshëm, të miratuar në Këshillin e Ministrave dhe të përcjellë për shqyrtim në Kuvend.

Kryeministri Edi Rama e bëri të ditur këtë gjatë një takimi me drejtuesit e sistemit bankar në vend, ku foli për masat që synojnë lehtësimin e problematikave sociale, mbështetjen e të rinjve dhe zgjerimin e mundësive për strehim.

“Është një ligj i ri që adreson edhe problematikën e studentëve, sepse qysh në programin e qeverisë dhe pastaj një muaj e kusur më parë ne e materializuam këtë draft, duke krijuar një qasje krejt të re në raport me rritjen e çmimeve dhe pamundësinë e studentëve për të paguar qiratë në Tiranë pa ua marrë frymën prindërve. Kështu, qeveria do të futet për të paguar 50% të qirasë për të gjithë ata studentë që i plotësojnë kushtet”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë bëri të ditur se projektligji parashikon edhe instrumente të tjera financiare për strehimin, përfshirë kredi me interes zero për çiftet e reja që synojnë të blejnë një apartament deri në një vlerë të caktuar, si dhe kredi me interes 3% për kategori të tjera, mes tyre profesionistët e rinj dhe punonjësit e shërbimeve shtetërore.

Sipas Ramës, synimi është që këto politika të mbështesin disa mijëra apartamente në vit, me fokus të veçantë në Tiranë, ku përballueshmëria e kostove të strehimit përbën një sfidë të ndjeshme.

Gjatë takimit, kryeministri theksoi gjithashtu rëndësinë e rritjes së financimit për politikat e punësimit të të rinjve dhe krijimit të mundësive për arsimim, punësim dhe zhvillim profesional.

“Për mua, të gjithë ata të rinj që duan të punojnë, të shkollohen, të imponohen me talent, dije dhe punë, janë ata që përbëjnë shqetësimin tim më të madh dhe objektin e këtyre dëshirave dhe përpjekjeve”, tha Rama.

Në vijim, ai u ndal te bashkëpunimi me sistemin bankar për zgjerimin e financimit në mbështetje të ekonomisë dhe sipërmarrjes, duke përmendur programin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, i cili mbështet bizneset e vogla përmes garancive shtetërore.

Rama falënderoi bankat për mbështetjen e këtij programi dhe shprehu synimin për të zgjeruar bashkëpunimin edhe në fushën e strehimit, si dhe përmes skemave të tjera të financimit për të rinjtë dhe sipërmarrjet e reja.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights