📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Sali berisha a

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka sulmuar hapur kryeministrin Edi Rama se po ushtron dhunë policore ndaj studentëve që protestojnë për të drejtat e tyre.

Berisha duke iu drejtuar me mesazh studentëve, pedagogëve dhe gjithë popullit shqiptar, denoncoi se si një grup personash gjoja protestues, që dolën nga Ministria e Brendshme, kishin plan të sulmonin bizneset, ndërsa plani sipas tij u prish nga mediat që dokumentuan me pamje këtë fakt.

“Një grup personash me dopio maskash u filmuan dje duke dalë nga ministria e brendshme me fytyrë të mbuluar me maskë të zezë, dhe maskën tjetër, duke thirrur Rama në burg dhe më pas për të mësyrë dhe sulmuar bizneset. Ishte meritë e mediave që kapën në flagrancë këtë grup terrorist që u lëshuan nga ambientet e ministrisë së Brendshme, që e parandaloi tragjedinë e stisur nga Rama. Ftoj qytetarët që të bashkohen sot me studentët, kundër padrinos së pushtetit. Zgjidhja është; Rama jep dorëheqjen”, tha ai.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights