Interesi i kompanive të huaja që operojnë në fushën e teknologjisë për të zhvilluar projektet e tyre në Shqipëri, sipas kryeministrit është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Por Rama pranon se ka një boshllëk mes universitetit me këtë profil dhe tregut te punës, hendek që mund të mbushet siç thotë duke huazuar modele nga jashtë.
“Kompanitë e huaja që duan të konsiderojnë Shqipërinë si një pikë për të vendosur operacionet e tyre. E dimë shumë mirë se si funksionon në vendet që janë pararojë dhe se si universiteti, kompanitë e teknologjisë së lartë, start up-et, vetë institucionet, qëndrojnë të qendërzuar rrotull një perimetri që i lidh ato së bashku dhe faktikisht bëhen zgjatime të kampuseve universitare”, shprehet Rama.
Kryeministri siguron se Shqipëria nuk është më tërheqëse per kompanitë e huaja për krahun e lirë te punës, por për profesionalizmin e burimeve njerëzore në fushën e teknologjisë.
“Ka një bindje të përgjithshme të kompanive që fusha jonë është e pasur me talente dhe nuk është më qasja ku paguajmë më pak krahun e punës”, tha Rama.