Sali berisha 2 1024x643

Zgjedhjet dhe demokracia në Shqipëri janë të kërcënuara nëse nuk ndërhyjnë Bashkimi Europian dhe institucionet e tjera.

Përmes një rezolute e cila u votua unanimisht në Kongresin e EPP-së ku merr pjesë edhe kreu i opozitës Sali Berisha, Partitë Popullore Europiane ngrenë alarmin për manipulimin elektoral, kapjen e shtetit dhe rrënimin e standardeve demokratike në Shqipëri nën qeverisjen e Edi Ramës.

“Dënohen me forcë të gjitha problematikat e mëdha të krijuara nga qeverisja e Edi Ramës në raport me zgjedhjet, në raport me opozitën, në raport me zbatimin e ligjit, me korrupsionin, me të gjitha.  Është rezoluta e 4-t në 5 muaj, që dënon Edi Ramën. Në të vërtetë, bota politike, shumica e botës politike është kundër Edi Ramës, ndëshkon Edi Ramën”, thotë kryedemokrati Sali Berisha.

Në ditën e dytë të punimeve të Kongresit të Partisë Popullore Europiane, Berisha tha se kishte marrë mbështetjen e miqve europianë jo vetëm për fitoren në zgedhjet e 11 Majit por edhe integrimin europian të Shqipërisë.

“Populli opozitar, pikërisht pak ditë para zgjedhjeve, merr një thirrje, merr një kushtrim për t’u ndarë nga të gjitha këto problematika të rënda të krijuara nga regjimi, në mënyrë që PPE, 14 Kryeministra të kësaj organizate, të mund të mbështesin Shqipërinë në rrugën e integrimit europian”.

Rezoluta e miratuar nga Partitë Popullore Europiane i bën thirrje BE-së, OSBE-së dhe Këshillit të Europës që të kërkojnë ndërprerjen e blerjes së votës dhe abuzimit me fondet publike, si dhe të dërgojnë vëzhgues shtesë në bashkitë me risk të lartë dhe të zbatojnë mekanizma kushtëzues në procesin e integrimit në BE në rast se shkeljet vijojnë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights