📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Screenshot 2026 07 27

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrat e kabinetit qeveritar, ka zhvilluar një takim me efektivët e shërbimit zjarrfikës dhe trupat e Emergjencave Civile, në kuadër të përgatitjeve për përballimin e situatës së zjarreve gjatë sezonit veror.

Nga shpërblimi, te rinovimi i flotës zjarrfikëse/ Ministri Lamallari tregon masat e marra kundër zjarreve

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, gjatë fjalës së tij deklaroi se çdo verë përbën një sfidë të re për strukturat e emergjencave dhe se janë marrë një sërë masash për përballimin e situatës.

Çdo verë është një sprovë e re. Janë marrë masa konkrete në të gjithë territorin e vendit, janë kryer mijëra inspektime teknike dhe janë organizuar takime ndërgjegjësuese”, u shpreh Lamallari.

Ai bëri me dije se janë ashpërsuar edhe masat ndëshkuese për personat që shkaktojnë zjarre, me dënime që sipas tij mund të shkojnë deri në 15 vite burg. Ministri njoftoi gjithashtu për investime të reja në shërbimin zjarrfikës, duke e cilësuar si një nga paketat më të mëdha të viteve të fundit.

Po planifikojmë investimin më të madh të viteve të fundit për rinovimin e flotës së zjarrfikësve. Plot 130 mjete të reja zjarrfikëse do të financohen nga buxheti i shtetit”, deklaroi Lamallari.

Sipas tij, janë ndërtuar edhe katër stacione të reja zjarrfikëse në Prrenjas, Mat, Patos dhe Mirditë, me synim forcimin e kapaciteteve në terren.

Lamallari bëri të ditur gjithashtu se përmes aktit normativ të vitit 2026 janë shtuar 227 milionë lekë për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit. Këto fonde, sipas ministrit, do të shërbejnë edhe për përmirësimin e trajtimit financiar të efektivëve që punojnë jashtë orarit, gjatë natës, në festa zyrtare dhe në ditë pushimi.

Takimi vjen në një kohë kur pritet rritje e ndjeshme e temperaturave, duke shtuar edhe rrezikun për përhapjen e vatrave të zjarrit në zona të ndryshme të vendit.

Zjarret, Rama: Solidaritet me Francën dhe Spanjën

Kryeministri Edi Rama shprehu solidaritet me Francën dhe Spanjën, të cilat prej ditësh luftojnë me pasojat katastrofike të zjarreve. Ai u shpreh se Shqipëria është gati të japë kontributin e saj modest në kuadër të Bashkëpunimit Europian të Mbrojtjes Civile.

Dua t’ju përcjell shprehje solidariteti të gjithë kolegëve tuaj në Francë dhe Spanjë. Ne e kemi bërë edhe në të shkuarën falë jush, dhe jemi gati ta bëjmë përsëri nëse na kërkohet të japim ndihmën tonë modeste në kuadër të bashkëpunimit europian të mbrojtjes civile dhe të përgjigjemi në raste se na kërkohet, siç jemi përgjigjur vjet dhe parvjet edhe më parë kur fqinjët tanë kanë qenë në hall të madh dhe siç na janë përgjigjur dhe miqtë europianë, kur ne kemi qenë në të njëjtin hall, sepse zjarri nuk njeh kufij, por dhe solidariteti i njerëzve që luftojnë kundër zjarreve nuk njeh kufij”, tha Rama.

Masat për zjarret/ Rama: Marrim tre avionë të rinj në fund të vitit

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se Shqipëria është përgatitur për të përballuar sfidën që sjellin zjarret.

Ai theksoi se deri në fund të vitit, flotës së helikopterëve do t’i shtohen edhe tre helikopterë të rinj dhe se procedura për marrjen e tyre, tashmë ka përfunduar.

“Ky sezon do jetë një provë për atë çfarë jemi përgatitur. Kemi sot në dispozicion kapacitete teknologjie më të mëdha që kemi pasur ndonjëherë, me 5 helikopterë, të gatshëm, të cilët në çdo moment nevoje mund të bëhen gjashtë, sepse helikopterët operacionale janë 9, por kanë edhe misionet e tjera, si misionet e shpëtimit, si misionet për shëndetin. Ndërkohë që kemi mbyllur procedurën për tre avionë, të cilët do të vijnë në fund të vitit dhe do jenë pronë e shtetit shqiptar. Gjithçka ka përfunduar si procedurë’, theksoi Rama.

Rama kërkon pagë shtesë për punojnësit e angazhuar kundër zjarreve

Kreu i qeverisë tha se ka propozuar që punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes, që angazhohen në punën për shuarjen e zjarreve të shpërblehen menjëherë me një pagë ekstra, ndërsa u bëri thirrje të gjithë bashkive të veprojnë njësoj, edhe me forcat e tyre zjarrfikëse.

“Kam propozuar, që gjitha forcat që i përkasin Ministrisë së Mbrojtjes dhe do përfshihen në këtë proces të shpërblehen menjëherë me një pagë ekstra dhe në ndërkohë i bëj thirrje bashkive të bëjnë të njëjtën gjë për trupat e tyre në terren dhe ta bëjnë këtë menjëherë.

Kam një thirrje për njerëzit, që të bëjnë kujdes. Zjarret nisin nga gjëra të vogla, zjarret nisin nga një cigare hedhur nga makina, zjarret nisen nga një hi që nuk është shuar pas një pikniku etj”

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights