📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Screenshot 2026 07 14

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë sot me ftesë të presidentit Emmanuel Macron, në ceremoninë zyrtare me rastin e Festës Kombëtare të Francës.

Rama ndau në rrjetet sociale momente nga Parada e Madhe e 14 korrikut në Champs-Élysées, Paris, ku parakaluan edhe efektivë të Forcave tona të Armatosura me flamurin kuqezi.

I shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama, kryeministri iu bashkua liderëve të Koalicionit të Vullnetmirëve që ndoqën paradën në Champs Elysees.

“Paradite europiane në Paris, ku Koalicioni i Vullnetmirëve u rreshtua në Champs Elysees, si pjesë e një parade mbresëlënëse të Forcave të Armatosura të Francës me rastin e 14 Korrikut”, u shpreh Rama.

Ditën e djeshme, në Paris zhvilloi punimet samiti i Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën (Coalition of the Willing) në Paris, ku i ftuar nga presidenti Macron, ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Takimi mblodhi në Paris krerë shtetesh dhe qeverish, së bashku me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për të diskutuar koordinimin e mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën.

Pjesëmarrja e Kryeministrit Rama në këtë samit riafirmoi angazhimin e Shqipërisë në mbështetje të Ukrainës, në përputhje me qëndrimin e palëkundur të vendit tonë në mbrojtje të së drejtës ndërkombëtare, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, si dhe në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët euroatlantikë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights