Edi rama 2 1024x576
Në rastin më të keq, kryesocialisti Edi Rama parashikon marrjen e 74 mandateve. Njëjtë si 4 vite më parë, në lokalin në Kuç të Vlorës ai bëri “memorandumin” mbi letër buke, ku përpos shifrave ka bërë edhe disa vizatime. Ka rreshtuar qytetet ku mendon se do fitojë me 50% ose 100% shanse, një mandat më shumë se në zgjedhjet e shkuara. (25 Prill 2021) Minimalisht sipas kreut të qeverisë, Partia Socialiste do marrë 78 mandate. Ndërsa numri optimal është 88 në rang kombëtar. Këto të fundit, i ka kornizuar me detaje të bukura si piktor që është. Nuk mungojnë as firmat, ku dallohet ajo e kryebashkiakut të Vlorës Ermal Dredha. Në këtë “memorandum” shohim edhe një buf të vizatuar, të cilit i ka vënë kryqin. Kjo për të treguar se as nuk e “llogarit” kundërshtarin e tij kryesor në këtë zgjedhje, kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha.  
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights