Berisha 8 1024x689

Partia Demokratike në një deklaratë për media vlerëson dhe përshëndet qëndrimin e DASH-it, të bërë publik në median amerikane si “të drejtë dhe kthim të legalitetit të marrë peng nga administrata Biden me lobimin e George Soros kundër Sali Berishës”, deklaron selia blu.

“E drejta ka vonuar, por është vënë në vend, falë administratës së Presidentit Trump, fitorja e të cilit i ka shërbyer botës së lirë, me mesazhin e fortë dhe të drejtë, që u përsërit edhe në fjalën e zv/Presidentit Vance në Mynih”, thotë PD.

Selia blu i referohet gazetarit të atashuar në Shtëpinë e Bardhë, Marc Caputo, i cili ka pyetur DASH, nëse Sali Berisha mund të udhëtojë drejt SHBA.

“E pyeta DASH për statusin e vizës së Berishës dhe më thanë se ai mund të vijë në SHBA”, thotë gazetari Marc Caputo në rrjetin social X.

“Ne japim rregullisht përjashtime për të lehtësuar udhëtimin e individëve të caktuar në SHBA në përputhje me detyrimet ndërkombëtare dhe interesat tona kombëtare”, citohet përgjigja e Departamentit Amerikan të Shtetit deklaruar nga gazetari Caputo.

Megjithatë DASH nuk ka reaguar në mënyrë zyrtare. Pritet që Berisha të japë më shumë informacione në konferencën për gazetarët në orën 14:30.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights