Kryeministri Edi Rama Kryeministri Edi Rama prezntoi programin ‘Shqipëria 2030’ në garën elektorale për mandatin e katërt, ku i gjithë mesazhi ishte integrimi i Shqipërisë në BE.
“Kur unë isha këtu me skuadrën e mandatit të tretë Shqipëria ishte peng i dinamikave të brëndshme të BE.
Dhe fillimi i negociatave, i cili rekomandohej çdo vit nga Komisioni Europian, kundërshtohej dhe bllokohej nga një vend, nga dy vende, nga një vend pra, për arsye që ju i dini historinë. Refuzonin të bënin konsesusin e Këshllit Europian.
Megjithatë ne nuk u dorëzuam asnjë ditë dhe refuzimin tre herë rresht të rekomandimit të Komisionit Europian për çeljen e negociatave e kthyem për vite me radhë në një forcë për të punuar njësoj si t’i kishim hapur negociatat dhe për të përparuar duke ndjekur të gjithë rrugën e hartës së negociatave.
Ngritëm çdo ditë e më lartë emrin e Shqipërisë dhe pozicionuam flamurin kombëtar aty ku nuk kishte qenë kurrë, dhe ku nuk imagjinohej, deri në OKB, ndërtua kanale komunikimi të drejtpërdrejtë me allatët ndërkombëtare, kemi rritur të influencojmë politikën e BE për rajonin tonë. Plani i ri i rritjes që solli financim ekstra nisi në Tiranë dhe i përpunua gjatë gjithë kontakteve, qoftë me Brukselin, qoftë me kryeqytetet duke i bindur se duhet bërë një sforco ekstra. Shkurt fjala ne luftuam, duruam dhe në fund e fituam me meritë të plotë, u ulëm në tryezë me KE”, tha Rama.
Rama u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve se duhet të japin kontributin e tyre më 11 Maj që të fitojnë një mandat të fortë dhe të çojnë Shqipërinë në BE.
“Të mos hyjmë më në radhë, të mos japim llogari para një polici në aeroport. Mund të sigurojmë çdo shqiptari pasaportën e Shqipërisë 20230. Mesazhi ynë është i qartë, na duhet jo thjesht një mandat i katërt, por i fortë,. Kush e do pasaportën e BE duhet të japë kontribut që Shqipëria të hyjë në BE. Kontributi është investimi i votës aty ku është numri 5 dhe ku shkruan PS dhe Edi Rama. Çdo luhatje, ndalesë e bën afatin e 2027 të digjet, sepse 1000 vajza e djem janë në zyrë dhe punojnë për negociata”, u shpreh Rama.