Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Kryeministri Edi Rama i kërkoi sot drejtores së të Kadastrës bashkëpunim me Prokurorinë Speciale për titujt e pronësisë së tokës të njohur si AMPT.

Gjatë takimit për prezantimin e drejtores së re të Kadastrës, Dallëndyshe Bici, Rama tha se, do të amendohet ligji për të mos lejuar lëshimin e titujve të tjerë AMPT.

“Duhet një bashkëpunim i ngushtë me Prokurorinë Speciale dhe sa i takon AMPT, që kanë gjetur hapësirë edhe në njësitë bashkiake, e që prodhojnë dokumente AMPT që jepen tani, por pretendohet se janë dhënë në 1991”, u shpreh Rama.

Sipas tij, duhet edhe një ndërhyrje tjetër ligjore për të ndaluar dhënien e çdo AMPT-je tjetër në Shqipëri.

“Fenomeni i daljes së AMPT-së nëpër prona të konsoliduara nga investitorët dhe në rrugën e zhvillimit për të kërkuar pjesë të pamerituar nuk duhet të lejohet të marrë formë.

Duhet një punë intensive për të trajtuar problemin e përçartjeve të institucioneve lidhur me legalizimet”, u shpreh ai.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights