Rama 1 4 1024x576

“Koha për t’u kthyer”, kjo ishte tema e episodit të radhës të podkastit “Flasim” ku kryeministri Edi Rama kishte të ftuar tre të kthyer nga emigrimi të cilët kanë investuar në vendin e tyre të lindjes.

“Në këndvështrimin tim dhe të shumëkujt që e ka provuar eksperiencën e kthimit është koha për ta mendurar seriozisht kthimin, por është koha njëkohësisht ku shumëkush i kundërvihet kësaj ideje”.

Të ftuarit treguan për kohën ku u rikthyen në atdhe dhe investimet në vendin e tyre.

“Një ditë të bukur Maji erdha në Tiranë, gjërat ecën shumë shpejt. Mbaj mend që gjeta një rrëmujë, rastisa në një situatë zgjedhjesh, nuk kuptoj se çfarë po ndodhte, çfarë bëhej. Domethënë ishte komplet rrëmujë, te lagjia në Tiranë të Re shkollat ishin kthyer në një… mblidhnin kuti”, tha skenografi Aleksander Çifligu.

“Koperativa që përshtatet te ne, disa nga llojet e koperativave është ‘sikush të punoj për vete, por për një standard, të shesin bashkë, të shesin brenda standardit. Dhe ky ishte suksesi im”, tha Besniku.

“Kemi dy muaj qe kemi ardhur në Shqipëri. Dhe kemi filluar të dalim të shohim për të bërë ato pastrimet e para sepse shtëpija është në gjendje të banueshme se është mbajtur nga të afërmit, dhe ne duam ta mbajmë ashtu siç është, tradicionale e bukur. Dhe pse jo ta zhvillojmë edhe në vendet e tjera që kemi, jo vetëm në Theth”, tha Lolita, emigrante e rikthyer nga Malta.

Nga ana e tij, Kryeministri Rama rikujtoi aplikimet për “Paketën e Maleve” ku 500 fituesit e parë perjashtohen nga taksat për 10 vite.

“500 të parët që fitojnë nuk kanë as taksa, nuk kanë asnjë detyrim për 10 vjet, kështu që mos rri të presësh shumë duke shpresuar”, tha Rama.

Kryeministri Rama e mbylli Podkastin me mesazhet e tre emigrantëve, të cilët u bëjnë ftesë familjarëve dhe miqve të tyre që të kthehen dhe të investojnë në Shqipëri.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights