📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
900 0 1789115268x18c49c2f 0d0b 4ce3 95a6 e87b265cd864

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra ditën e sotme ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari.

Teksa postin e tij pritet ta marr Ervin Demo, i cili deri më sot mbante postin e ministrit të Pushtetit Vendor.

Lamallari kishte marrë më herët drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë në shtator të vitit 2025, ndërsa në karrierën e tij në administratën publike ka mbajtur edhe postin e zëvendësministrit të Brendshëm, që prej tetorit të vitit 2017.

Ai ka një eksperiencë të gjatë në fushën e sigurisë, drejtësisë dhe luftës kundër krimit të organizuar. Që prej vitit 2020, Lamallari ka përfaqësuar Shqipërinë si negociator përgjegjës për Kapitullin 24, “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, në kuadër të negociatave me Bashkimin Evropian.

Gjatë karrierës së tij në administratë, ai është angazhuar edhe në menaxhimin e situatave të emergjencave. Në nëntor 2019 shërbeu si delegat i qeverisë dhe i Komitetit Ndërministror për Emergjencat Civile për menaxhimin e ekipeve të kërkim-shpëtimit pas tërmetit shkatërrues në Durrës.

Në prill 2020 u angazhua gjithashtu në menaxhimin e situatës së krijuar nga epidemia e COVID-19 në rajonin e Shkodrës.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights