Qeveria ka hartuar një projektligj ku ka  vendosur që të aplikojë sigurimin e detyrueshëm për dëmet nga tërmetet për çdo banese në republikën e Shqipërisë, përveç atyre me qerpiç ose me kallama. 



Sipas projektligjit të nxjerrë për konsultim nga ministria e financave, qytetarët do të jenë të detyruar që çdo vit të bëjnë sigurimin vjetor të banesës, përfshirë dhe banesat sociale dhe ato ne proces legalizim. Polica e sigurimit do të lëshohet nga një fond i posaçëm që do të jetë në pronësi të ministrisë së financave.

Ndërkohë që përjashtohen nga mbulimi i sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet, të gjitha lëndimet trupore duke përfshirë edhe vdekjen, kërkesa për kompensim të dëmeve morale, sendet brenda banesës së objektit të siguruar, shpenzimet në lidhje me heqjen dhe zhvendosjen e mbeturinave, humbjet financiare nga ndërprerja e biznesit dhe fitimi i munguar.

Polica e sigurimit është e vlefshme vetëm për një vit dhe në rast tërmeti dëmshpërblimi paguhet brenda 9 muajsh.Çmimi që do të paguhet bazohet tek metrat katrorë që ka një shtëpi ku metri katrorë do të jetë 1 euro.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights