📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

Droga e gjetur brenda repartit ushtarak të Zall Herrit ka shkaktuar një furtunë brenda radhëve të ushtrisë ku shtabi i përgjithshëm ka marrë masa për 14 ushtarakë të disa sektorëve të ndryshëm. Ndëshkimit nuk i kanë shpëtuar drejtuesit, pasi 5 prej tyre janë shefa ushtarakë.

Pas mbledhjes së Shtabit të Përgjithshëm u vendos shkarkimi i 4 ushtarakëve të këtij reparti, konkretisht specialisti për sigurinë, ai i infrastrukturës, zv.komandanti i togës si dhe magazinieri.

Ndërkohë u propozua për lirimin nga detyra edhe i 10 punonjësve të tjerë, 6 nga Forcat Ushtarake dhe 4 të Policisë ushtarake.

Gjatë një aksioni të Policisë së Shtetit u asgjësuan brenda territorit në administrim të repartit të Zall Herrit një numër prej 125 rrënjësh kanabis. Zbulimi i tyre u bë fillimisht nga avionët e Guardia di Finanza.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan për shpërdorim detyre ushtarakët, Gramoz Mullai, Rustem Koçi dhe Gentian Zhurda, për të cilët u caktua masa “arrest në burg”. Ata argumentuan para gjykatës se janë 140 hektarë tokë dhe nuk kanë pasur mundësi për ta kontrolluar të gjithë sipërfaqen dhe se për territorin e thyer e të vështirë kanë njoftuar eprorët e tyre.

Bimët me kanabis dyshohet se ishin mbjellë prej në muajin maj në batalionin e mbështetjes së luftimit ndërsa dhe ishin në fazën përfundimtare të korrjes.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights