Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Një 60-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi qarkullonte i armatosur.

Gjatë operacionit, në fshatin Prezë, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin Xhavit Prini.

NJOFTIMI I POLICISE

Finalizohet operacioni policor i koduar “Agimi”, sekuestrohen armë zjarri dhe municion luftarak.

Qarkullonte me automjet, i armatosur me pistoletë, kapet dhe arrestohet në flgrancë 60-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, krehri i saj me 6 fishekë në të dhe automjeti me të cilin qarkullonte 60-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që lëvizte i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Agimi”.

Gjatë operacionit, në fshatin Prezë, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin Xh. P. Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë dhe krehrin e saj me 6 fishekë në të, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që drejtonte ky shtetas.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. P., 60 vjeç, banues në fshatin Palaq, Vorë, si dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights