Maturantët iu
nënshtruan
 sot testit të tretë të
Maturës Shtetërore. Janë 30 mijë maturantë që dhanë sot në orën 10:00 provimin
e Matematikës, test ky, i cili zgjati
 2
orë e 30 minuta.

 


Gjimnazistëve
u mbetet dhe një provim i fundit për të shlyer më 19 qershor, që është lënda me
zgjedhje. Provimet e Maturës nisën më 1 qershor, ku nxënësit iu nënshkruan testit
të parë, atij të Gjuhës së Huaj, ndërsa një javë më pas testuan njohuritë në
lëndën Gjuhë Shqipe dhe Letërsi. Njësoj si 
vitet e kaluara, edhe kësaj here janë publikuar tezat e provimeve në
rrjetet sociale, fakt ky i pranuar dhe nga vetë Ministria e Arsimit.

 

Përfaqësuesit
e kësaj të fundit thonë se kjo nuk e ka c
ënuar aspak mbarëvajtjen e procesit.
Testi për secilin nga provimet e Maturës Shtetërore 2023 vlerësohet me 60 pikë
maksimale, ndërsa për nxënësit që rezultojnë mbetës në provime, ata kanë
mundësi të riststojnë sërish njohuritë në sesionin e dytë.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights