Andrew bode albano velo 1024x576

Prokuroria e Tiranës kërkon 30 vite burg për Andrew Boden dhe 25 vjet për Albano Velon, dy të akuzuarit për vrasjen e Edmond Papës.

Po ashtu në kërkesën e prokurorisë, thuhet se të dy ata, nëse burgosen, duhet ta vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

Ngjarja në fjalë ndodhi më 16 Dhjetor 2022.

Në bazë të hetimeve të prokurorisë dyshohet se Papa u vra në shenjë hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikajt i njohur si ‘Sanço’, gjatë një atentati me minë të telekomanduar.

Andrew Bode, i njohur edhe me emrin Ervin, dyshohet se pati rolin e ekzekutorit të Edmond Papës.

Ai u zbulua nga pamjet e kamerave të sigurisë në zonën e Selitës aty ku u ekzekutua Papa. Ndërkohë Albano Velo akuzohet se ka pasur rolin e vëzhguesit.

Nga verifikimi i tabulateve telefonike të Albano Velos është provuar se ditën e krimit, më 16 Dhjetor, por edhe dy ditë para vrasjes ka qenë duke lëvizur përgjatë zonës ku u vra Papa.

Po ashtu sipas prokurorisë ka dyshime së Edmond Papa ka qenë nën ndjekjen e personave që kanë dhënë urdhin për ekzekutimin e tij që në muajin Nëntor.

Albano Velo dhe Andrew Bode, janë lidhje shoqërore e Aleksadër Sadikajt që u ekzekutua me shpërthim me eksplozivë në 11 Qershor të vitit të shkuar.

Sipas dosjes hetimore Sadikaj është takuar me Edmond Papën dy ditë përpara së t’i bëhej atentat në qytetin e Sarandës.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights