Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Beratit ka shpallur pretencën për shtetasin R.O., për të cilin kërkon 6 vite heqje lirie.
Në njoftimin e bërë nga organi i akuzës, ky person cilësohet si pedofil përsëritës, i cili tentoi të tërheqë me forcë një të mitur, pa dëshirën e tij.
Ngjarja ka ndodhur më 25 Nëntor 2024, kur i pandehuri ka ngacmuar të miturin, duke e tërhequr më pas dhe duke e çjerrë nga dora. Djali i mitur arriti të njoftonte të atin e tij, i cili mbërriti në vendngjarje për të parë të birin të lënduar me mjet prerës.
Ai është dënuar e më parë për vepra penale të ngjashme.
Kështu, Prokuroria e Beratit kërkon shpalljen e tij fajtor për veprën penale “Ngacmimi seksual”, me 6 vite burg.
Njoftimi i Prokurorisë:
Prokuroria Berat kërkon 6 vite burg për pedofilin përsëritës, tentoi të tërheqë me forcë të miturin pa dëshirën e tij
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, kërkon gjashtë vite burg për shtetasin R.O. për veprën penale ‘Ngacmim seksual’ parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal.
Ky shtetas, më 25.11.2024, ka ngacmuar një të mitur, shtetasin A.Gj., i cili ka bërë kallëzim penal pasi edhe pse ka refuzuar ngacmimet e tij, ai e ka tërhequr e çjerrë nga dora dhe kjo situatë ndryshoi vetëm kur babai i të miturit, mbërriti në vendngjarje pas telefonatës nga i biri.
Nga akti i ekspertimit mjekoligjor, rezultoi se i mituri kishte dëmtime të shkaktuara me mjet të fortë mbrehës dhe djali dëshmoi se ka lajmëruar të atin sapo vuri re se një burrë po e ndiqte nga pas duke tentuar ta tërhiqte me zor.
Poshtëruese kanë qënë fjalët e përdorura nga personi në fjalë që ka kryer këtë vepër penale i cili ka përdorur një fjalor jo të përshtatshëm për moshën zhvillimore që djali i mitur të kuptojë se ky person po i kërkonte të kryente marrëdhënie intime me të pa dëshirën e tij.
Në përfundim të hetimeve dhe nga të gjitha rrethanat e faktit dhe provat e mbledhura të analizuara si më sipër, provohet tej çdo dyshimi të arsyeshëm që i pandehuri R. O., nëpërmjet veprimeve aktive të drejtpërdrejta ka kryer krimin e ngacmimit seksual ndaj shtetasit të mitur.
Ky shtetas rezulton edhe i dënuar më parë për veprën penale të parashikuar nga neni 108/a/1 i Kodit Penal. Sa më lart, në përfundim të hetimit gjyqësor Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurdiksionit të Përgjithshëm, Berat, kërkon:
Deklarimin fajtor të të pandehurit R.O. për kryerjen e veprës penale të “Ngacmimi sekusal”, parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me6 (gjashtë) vite burgim.