📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Tedii blushi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër ndaj Endrit Braimllarit.

Në një konferencë për shtyp nga selia e Partisë së Lirisë, Blushi u shpreh se Braimllari, një nga dëshmitarët sipas tij në procesin kundër ish presidentit Ilir Meta “hyri në zyrat e SPAK me teserën e PL-së dhe doli me atë të PS-së, madje edhe si kandidat për deputet i Edi Ramës”

“Alibia e dëshmitarëve të paqëndrueshëm kundër Ilir Metës nuk provon asgjë tjetër, veçse ata janë pengje të SPAK dhe të Edi Ramës. Ironia më e madhe është se vetë Altin Dumani që flet për intimidim, mund të akuzohet si intimiduese dëshmitarësh, meqë një prej tyre hyri në zyrën e tij me teserën e PL-së dhe doli me atë të PS-së, madje edhe si kandidat për deputet i Edi Ramës”, deklaroi Blushi.

Ai nënvizoi se asnjë dëshmitar anëtar i Partisë së Lirisë nuk ka akuzuar Ilir Metën për ndonjë shkelje ligjore, duke i cilësuar hetimet si një përpjekje për ta izoluar politikisht liderin e PL-së.

“Janë manipulime për të zbatuar një porosi politike të Edi Ramës, që e do Ilir Metën të izoluar, duke përdorur SPAK si mjet për t’i mohuar të drejtën e ushtrimit të aktivitetit të tij politik”, përfundoi Blushi.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights