Me vdekjen ose dorëheqjen e Papës (siç ndodhi në vitin 2013 me Benediktin XVI), të gjitha detyrat e Selisë së Shenjtë pushojnë menjëherë.
Në fakt ndal, përveç asaj që në zhargonin burokratik përkufizohet si “administratë e zakonshme” siç na kujton edhe neni 335 i Kodit të Ligjit Kanunor. Teksa selia e Shenjtë është bosh ose plotësisht e bllokuar, asgjë nuk do të ndryshohet në qeverisjen e Kishës universale.
Me vdekjen e Papa Françeskut, e cila ndodhi në orën 7:35 të datës 21 Prill, të hënën e Pashkës, drejtimin e kishës e mori kardinali Kevin Joseph Farrell, i cili që nga shkurti i vitit 2019 është Prefekti aktual i Dikasterit për Laikët, Familjen dhe Jetën.
Ishte pikërisht Farrell ai që ka bërë njoftimin zyrtar për vdekjen e Papës argjentinas në një video të regjistruar nga rezidenca Santa Marta dhe më pas në orën 20:00 të së hënës zbulohet edhe shkaku i vdekjes së Papës.
Neni 17 i Kushtetutës Apostolike “Universi Dominici Gregis ” përshkruan në detaje detyrat e “kamerlengos”, apo personit që drejton Vatikanin pas vdekjes ose dorëheqjes së një pape me një sërë procedurash dhe detyrimesh jo vetëm formale.
“Sapo të merret lajmi për vdekjen e Papës suprem” – thuhet në të – “Camerlengo e Kishës së Shenjtë duhet të vërtetojë zyrtarisht vdekjen e Papës në prani të Mjeshtrit të Festimeve Liturgjike Papnore, të Prelatëve Klerikë dhe të Sekretarit dhe Kancelarit të Dhomës Apostolike, i cili do të përpilojë dokumentin ose certifikatën autentike të vdekjes”.
Camerlengo duhet gjithashtu të vendosë vula në dhomën e punës dhe dhomën e gjumit të vetë Papës, me kusht që personeli që banon zakonisht në apartamentin privat duhet të qëndrojë atje deri pas varrimit të Papës, t’ia komunikojë vdekjen Kardinalit të Qytetit, i cili do të informojë popullin me një njoftim të veçantë, dhe të marrë në zotërim Pallatin Apostolik të Vatikanit personalisht ose nëpërmjet delegatit të tij, të Pallatit Lateran dhe Castel Gandolfo, dhe të ushtrojë kujdestarinë dhe qeverisjen e tyre; të vendosë, pasi të dëgjojë krerët kardinalë të tre Urdhrave, të gjitha çështjet në lidhje me varrimin e Papës, përveç nëse ai, sa ishte gjallë, ka shfaqur vullnetin e tij në lidhje me këtë; të kujdeset, në emër dhe me pëlqimin e Kolegjit të Kardinalëve, për mbrojtjen e të drejtave të Selisë Apostolike dhe për administrimin e duhur të saj.
Në fakt, është detyrë e Camerlengos së Kishës së Shenjtë Romake, gjatë periudhës kur vendi i Papës është bosh, të kujdeset dhe të administrojë të mirat dhe të drejtat e përkohshme të selisë, një herë për çështjet më pak të rëndësishme dhe çdo herë për ato më serioze.
Metodat e menaxhimit të vendit vakant janë rezultat i dispozitave të kombinuara të normave të ndryshme: Kodit të së Drejtës Kanonike; Kushtetutës Apostolike “Praedicate Evangelium”, e shpallur më 19 Mars 2022, me të cilën Françesku ridizejnoi skemën organizative të Vatikanit; Kushtetuta Apostolike “Universi Dominici Gregis, një ligj i veçantë i nxjerrë nga Gjon Pali II në vitin 1996″ në lidhje me vendin vakant të Selisë Apostolike dhe zgjedhjen e Papës Romake”; dhe e fundit është kushtetuta apostolike In Ecclesiarum Communion e cila u botua më 6 Janar të vitit 2023 nga Papa Françesku për të riorganizuar Vikariatin e Romës.
Por kush është kardinali Kevin Joseph Farrell të cilit i është besuar ky proces?
Me vendin vakant të Papës drejtuesit e institucioneve dhe anëtarët (përfshirë Sekretarin e Shtetit, Kardinalin Pietro Parolin) lirohen automatikihst nga detyrat e tyre, përveç Mjeshtri i Festimeve Liturgjike Papnore, Lombardi Diego Ravelli, i cili do të mbikëqyrë ritet, duke përfshirë funeralin e Papës gjatë kësaj periudhe.
Pastaj shefat e dy zyrave që nuk shkojnë kurrë me pushime dhe këta janë Kardinali Angelo De Donatis dhe Kardinali polak Konrad Krajeëski, i cili duhej të vazhdonte të kryente punët e zakonshme të Kolegjit të Kardinalëve.
Ata që mbeten në detyrë janë Vikari për Dioqezën e Romës, Kardinali Baldassarre Reina dhe imzot Renato Tarantelli.
Në Vatikan, sekretarët e departamenteve mbeten në detyrë për të trajtuar “vetëm çështjet e zakonshme administrative”, dhe në Sekretariatin e Shtetit, Zëvendësuesi për Çështjet e Përgjithshme, Venezueliani Edgar Pena Parra.
Britaniku Paul Richard Gallagher, si dhe Kryeprifti Kardinal i Bazilikës së Vatikanit dhe Vikari i Përgjithshëm për qytetin e Vatikanit, Emilian Mauro Gambetti.
Në këtë fazë, dy figura marrin një rol efektiv: Camerlengo i Kishës Katolike Romake dhe Dekani i Kolegjit të Kardinalëve, Kardinali Giovanni Battista Re, i cili në emër të Papës, kryesoi vigjiljen solemne të Pashkës të shtunën e kaluar në Bazilikën e Shën Pjetrit.
Kardinali Farrell është një amerikan me origjinë irlandeze, një njeri i besuar i Françeskut, i cili në vitin 2016 e thirri në Romë nga Dallasi ku ishte peshkop, për të drejtuar Dikasterin për Laikët, Jetën dhe Familjen.
Farrell ka lindur më 2 Shtator 1947 në Dublin, Irlandë. Pas përfundimit të shkollës fillore dhe të mesme, ai ndoqi Universitetin Papnor të Salamankës në Spanjë dhe Universitetin Papnor Gregorian dhe Universitetin Papnor të Shën Thomas Aquinas në Romë, duke marrë një diplomë në filozofi dhe teologji.
Pasi hyri në kongregacionin e Legjionarëve të Krishtit në vitin 1966, ai u shugurua prift më 24 Dhjetor 1978 nga Kardinali Eduardo Francisco Pironio.
Në vitin 1983 ai kreu shërbimin baritor në famullinë e San Bartolomeos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një vit më pas ai u vendos në kryepeshkopatën e kryeqytetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ishte ndihmës pastor i Shën Thomas Apostull deri në vitin 1985, më pas drejtor i Qendrës Katolike Spanjolle në 1986, drejtorit ekzekutiv i organizatave bamirëse katolike nga viti 1987 deri në vitin 1988, sekretar për çështjet financiare nga viti 1989 deri në vitin 2001 dhe famullitar i Ungjillit nga viti 2000 deri në vitin 2002.
Ndërkohë që nga viti 2001 ka filluar të kryejë funksionet e famullitarit të përgjithshëm për administratën.
Më 28 Dhjetor të të njëjtit vit ai u emërua nga Gjon Pali II si peshkop titullar i Rusuccuru dhe ndihmës i Uashingtonit, duke marrë shugurimin episkopal më 11 Shkurt 2002 nga Kryepeshkopi i Uashingtonit Theodore Edgar McCarrick, i cili u shkarkua nga shteti klerik nga Bergoglio për abuzim të të rriturve dhe të miturve. Ky i fundit ndërroi jetë më 3 Prill në moshën 94-vjeçare në Misuri ku kishte dalë në pension.
Më 6 Mars 2007 Benedikti XVI e thirri atë për të udhëhequr dioqezën e Dallasit.
Gjatë shërbesës së tij peshkopale ai mbajti poste të ndryshme: kancelar i Universitetit të Dallasit; anëtar i bordit të drejtorëve të Universitetit Katolik të Amerikës, Fondacionit Papal, Institutit të Shën Lukës në Uashington dhe president i Ungjillizimit të Ri të Amerikës.
Brenda Konferencës së Ipeshkvijve Katolikë të Shteteve të Bashkuara, ai shërbeu si arkëtar, kryetar i Komitetit të Buxhetit dhe Financave e, anëtar i Komitetit të Adhurimit Hyjnor, konsulent i Komitetit të Emigracionit dhe anëtar i Task Forcës për nxitjen e thirrjeve për prift.
Camerlengo ndihmohet nga zëvendës-kamerlengo, kryepeshkopi brazilian Ilson de Jesus Montanari, i cili është gjithashtu sekretar i Kolegjit të Kardinalëve dhe, si i tillë, i vetmi jokardinal që mund të hyjë në Konklavë, dhe nga tre ndihmës kardinalë, njëri prej të cilëve është Kardinali gjerman Reinhard Marks dhe dy të tjerët janë hedhur me short, nga Kolegji i Kardinalëve.
Ky është “kongregacioni i veçantë” i cili gjatë zgjedhjeve mund të merret me “vetëm çështje të rëndësisë së vogël, të cilat lindin dita-ditës ose moment pas momenti”.
Dekani i Kolegjit të Kardinalëve është Giovanni Battista Re 91 vjeç, nga Val Camonica në Brescia, një burrë që gjatë pontifikatit të Gjon Palit II mbajti postet kyçe të Zëvendësuesit për Çështjet e Përgjithshme të Sekretariatit të Shtetit dhe Prefektit të Kongregacionit të Peshkopit.
Dekani, i ndihmuar nga sekretari i kolegjit dhe i zëvendësuar, nëse është e nevojshme, nga zëvendësdekani, italo-argjentinasi Leonardo Sandri, ka për detyrë t’u japë lajmin e përfundimit të pontifikatit të gjithë Kardinalëve, si dhe Trupit Diplomatik të akredituar në Selinë e Shenjtë, dhe mbledh “Kongresin” që përgatit Konklavën.
Ai ka detyrën për të përcaktuar axhendën e ditës, me temat në rend dite, dhe tregon se kush do të jenë personat që do të flasin dhe është gjithmonë ai, nëse është nën 80 vjeç, që drejton procedurat në ambientet e mbyllura të Kapelës Sistine, kur votojnë kardinalët.
Në fund të mandatit të tyre të parë 5-vjeçar, në Shkurt 2025, Françesku konfirmoi si Kardinalin Re ashtu edhe Kardinalin Sandri në rolet e tyre.
Konklava drejtohet nga kardinalët më të vjetër të rendit të peshkopëve, domethënë Kardinali Pietro Parolin, sekretari aktual i Shtetit.
Një rol vendimtar dhe i rëndësishëm sepse është ai që drejton punën e Konklavës kur mbyllen të gjithë kardinalët në Kapelën Sistine.
Kardinali Dekan është ai që gjithashtu kryeson meshën “Pro Eligendo Romano Pontifice” përpara fillimit të Konklavës.