📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
706004439 960828353389602 8528819086644357758 n 696x464

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi dje një vizitë zyrtare në Vatikan. Kreu i Shtetit u prit në një audiencë nga papa Leone XIV në Pallatin Apostolik, me të cilin zhvilloi një bisedë të përzemërt.

Zyra e shtypit e presidencës njofton se, në takim u vunë në dukje marrëdhëniet e shkëlqyera me Selinë e Shenjtë, procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, kontributi shqiptar për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Sipas njoftimit, gjatë bisedës, një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe besimit, persekutimit të klerikëve dhe besimtarëve të krishterë në periudhën e komunizmit në Shqipëri.

“Shqipëria, theksoi Presidenti Begaj, ka vuajtur në mënyrë të tmerrshme nga ndalimi i besimit gjatë regjimit komunist”.

Kreu i Shtetit u shpreh se në atë periudhë, por dhe në shekuj më të hershëm, shqiptarët e kanë ruajtur në shpirt besimin në Zot dhe e kanë ushtruar atë duke rezistuar me qëndresë deri në martirizim.

Presidenti Begaj ftoi papa Leonen XIV për të zhvilluar një vizitë në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë që ka për vendin tonë një vizitë e tillë.

Presidenti i Republikës zhvilloi, gjithashtu, një takim me Kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Vatikanit, ku u diskutuan zhvillimet ndërkombëtare me vëmendje të veçantë për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Gjithashtu, në takim u diskutua dhe për Kosovën dhe zgjidhjen nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit të çështjeve të hapura në rajon, si dhe rëndësinë e integrimit në BE të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights