640 0 aa85f8c1fd31118a1169d819e8e504b3 (1)

Zjarri në landfillin e Bushatit vijon prej dy ditësh, duke shkaktuar masakër mjedisore në zonë.

Zjarri kanë marrë përmasa të mëdha, ndikuar nga era e fortë dhe mbetjet e hedhura atje, duke vështirësuar ndërhyrjen e zjarrfikëseve për izolimin e flakëve.

Tymi i mbetjeve të djegura ka përfshirë të gjithë Vaun e Dejës dhe Shkodrën, duke vënë në rrezik shëndetin e qytetarëve.

Zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve në Bushat ka vijuar përgjatë gjithë natës, ku Prefektja e Shkodrës, Holta Duda bëri të ditur se veç zjarrfikëseve të Vaut të Dejës u kërkuan përforcime edhe nga Shkodra, Lezha, Tirana dhe Kamza, ku u ndërhy me autobote me ujë, si dhe mjete të tonazhit të rëndë, që hodhën tonelata me dhè në vatrat më të rrezikshme.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në landfill.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights