📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Image 494 1024x574

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Vilën e Kuqe, në një takim me dyer të mbyllura drejtuesit politikë të Partisë Socialiste sot në 9 shtator.

Në këtë takim po diskutohet për “Praninë Besnike”.

Duke qenë se socialistët zbritën në bazë gjatë ditës së premte të javës së lamë pas, drejtuesit politikë të PS-së do të bëjnë një analizë, se cilat ishin kërkesat e qytetarëve në këto takime, dhe cilat ishin shqetësimet kryesore, që janë ngritur.

Kjo bëhet, që socialistët të mund të masin edhe trendin për zgjedhjet lokale të vitit 2027. Na ndajnë nëntë muaj nga këto zgjedhje dhe socialistët pritet që të shfrytëzojnë këto takime.

Do të flitet edhe për Pasqyrë Albania, platforma online ku do të shprehen kërkesat e qytetarëve. Zyrtarët janë të detyruar të japin zgjidhje dhe gjithë procesi është transparent.

Kreu i qeverisë Edi Rama po zhvillon thuajse për çdo javë takime me të tijët, me qëllim që të merren parasysh kërkesat qytetare.

Në kuadër të Pranisë Besnike të prezantuar nga kryeministri, në 4 shtator, përfaqësuesit e Partisë Socialiste ishin në terren dhe zhvilluan takime me qytetarët në qarkun Korçë, ku dëgjuan dhe kërkesat e tyre.

Kreu i qeverisë ka theksuar se “Prania Besnike” nuk është thjesht një takim me qytetarët, por përmes saj synohet zgjidhja e çdo halli apo shqetësimi, pa asnjë dallim.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights