📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Sarande
Pas 2 muajsh hetime, policia ka vënë në pranga 2 gra për shfrytëzimin e një të miture (16 vjeç) për prostitucion. Siç shihet në pamjet e bëra publike, ato janë vënë në pranga në një lokal në Sarandë. “Vihen në pranga 2 shtetase që shfrytëzonin një shtetase të mitur, për prostitucion. Sekuestrohet një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme. Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, gjatë 2 muajve, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, u finalizua operacioni policor i koduar “Silent Ëatch”. Gjatë operacionit u kapën dhe u vunë në pranga shtetaset: S. O., 42 vjeçe dhe L. D., 39 vjeçe, të dyja banuese në Sarandë”, thotë Policia. Gjatë kontrolleve në dy lokale të marra me qira prej tyre, në lagjet nr. 3 dhe nr. 4, në Sarandë, në të cilat ushtrohej prostitucioni, u gjet një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights