Zhdukja e Eglant Koçit është duke u hetuar nga struktura të specializuara të Policisë së Shtetit, ndërsa kërkimet janë intensifikuar në disa zona përreth Tiranës, por edhe në Elbasan.
“Një strukturë e posaçme po merret me rastin dhe kërkimet janë fokusuar në disa zona përreth Tiranës,” u shpreh Torba, duke shtuar se operacioni është në zhvillim të vazhdueshëm.
Ai konfirmoi gjithashtu se kërkimet janë zgjeruar edhe jashtë qarkut të Tiranës, përfshirë zonën e Elbasanit, në kuadër të hetimeve për gjetjen e Koçit.
Koçi dyshohet se u vra dhe u zhduk nga shoku i tij i ngushtë, Armand Shakaj, i cili është në arrati.
