📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Image 324 1024x576

Mbrëmjen e djeshme, 12 qershor, në urgjencën e Spitalit Rajonal të Korçës është paraqitur për ndihmë mjekësore një 29-vjeçar nga Maliqi, i cili kishte dëmtime në trup.

Siç raportohet i riu ka deklaruar se është dhunuar nga efektivë të policisë greke në qytetin e Kalkidhës rreth 13 ditë më parë.

Sipas dëshmisë së tij, ai është ndaluar i dyshuar për kryerjen e një vepre penale, por pas verifikimeve ka rezultuar se nuk kishte lidhje me ngjarjen. 29-vjeçari ka depozituar kallëzim pranë autoriteteve greke për dhunën e pretenduar ndaj tij. Më pas ai është dëbuar nga Greqia dhe është kthyer në Shqipëri përmes pikës kufitare të Kakavijës.

Për shkak të problemeve shëndetësore dhe dëmtimeve të marra, ai është paraqitur në Spitalin e Korçës, ku po merr trajtim mjekësor.

Fatmirësisht, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights