📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
1200 630 krenar cekici 253 sd

Personi në foto është punonjësi i burgut në Drenovë, Krenar Çekiçi, 45 vjeç, i cili humbi jetën ditën e djeshme nga një aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq.

45 vjeçari Krenar Çekiçi drejtonte automjetin kur u përplas me një automjet tjetër, dhe ka ndërruar jetë në spital disa orë pas aksidentit.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe IEVP Korçë, e cila i shpreh ngushëllimet familjes.

“IEVP Korçë shpreh dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të punonjësit tonë, Krenar Çekici, i cili humbi jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti fatal.

Në këto momente të vështira, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij. Kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë i respektuar në institucionin tonë. U prehtë në paqe”-thuhet në reagim.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights