Një 60-vjeçar në Fier ka humbur jetën pasi teksa po kontrollonte mjetin bujqësor, e ka zënë rrota e këtij mjeti. Sipas asaj që bën të ditur policia ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Grecalli.
Bëhet të ditur se ngjarja ka ndodhur pranë banesës së viktimës.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit
“Rreth orës 09:30, në fshatin Grecalli, shtetasin A. S., rreth 60 vjeç, dyshohet se duke kontrolluar mjetin bujqësor që kishte në pronësi, e ka zënë rrota e mjetit. Si pasojë ai ka humbur jetën.Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit”