Zbulohet një planet në kufijtë e Sistemit Diellor. Objekti qiellor ndodhet përtej orbitës së Neptunit, ka një diameter prej rreth 700 km, rrotullohet rreth diellit në një orbitë ekstreme të ngadaltë, ku rrotullimin e plotëson në 25 mijë vjet.
Ky orbitim ekstrem sipas shkencëtarëve sugjeron ndërveprime me fusha gravitacionale të tjera shumë të mëdha, pra prania e planeteve të tjerë të mëdhenj që ndikojnë mbi lëvizjen e tij, e megjithatë ngelet për tu vërtetuar e studiuar më hollësisht.
Prania e tij sipas astronomeve përjashton në njëfarë mënyre eksistencën e të shumëpërfolurit planetit misterioz X, ose planeti 9 i sistemit tonë.
Trupi qiellor, i ngjashëm me planetin Pluton, është vrojtuar nga një grup astronomesh të Princeton, të cilët kanë shkrepur 19 imazhe në 7 vjet, duke konfirmuar ekzistencën e tij dhe e kanë etiketuar në mënyrë provizore 2017 OF201.