Lidhur me plagosjen e 23-vjeçarit me thikë në Tropojë, ngjarje kjo e ndodhur një ditë më parë (24 qershor), është arrestuar autori i ngjarjes.
Në pranga ka rënë një 18-vjeçar. Po kështu, është arrestuar dhe një 21-vjeçar, për veprën “moskallëzim i krimit”.
Sakaq, 23-vjeçari i plagosur është vënë nën hetim, pasi në automjetin e tij u gjetën sasi kanabis.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi ditën e djeshme, në fshatin Dojan të Tropojës, pas një konflikti me motive të dobëta.
“Tropojë/Vijojnë hetimet për dokumentimin e autorësisë dhe të rrethanave të plagosjes së 23-vjeçarit, ditën e djeshme, në fshatin Dojan.
Kapet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që dyshohet se ka goditur me thikë 23-vjeçarin, gjatë konfliktit për motive të dobëta.
Vihet në pranga dhe një 21-vjeçar, për moskallëzim krimi.
Procedohet në gjendje të lirë 23-vjeçari (i dëmtuari) pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Sekuestrohen thika e dyshuar e përdorur për plagosjen, sasia e lëndës narkotike dhe 2 automjetet e shtetasve të përfshirë në konflikt”, njofton policia.