Shtetasi Bujar Shega, i cili është pjesë e grupit të Suel Çelës, është ekstraduar ditën e sotme nga Italia, me qëllim për t’ju dorëzuar autoriteteve.
52 vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”.
Gjykata e Posaçme e akuzon për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Njoftim i Policisë:
Interpol Tirana
Ekstradohet nga Milano, një 52-vjeçar i akuzuar nga GjKKO, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim të parave, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u finalizua procedura e ekstradimit në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të arrestuar në Itali, M. Sh. alias B. Sh., 52 vjeç, i lindur në Elbasan.