📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Pkk 696x392

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, u shpreh sot se marrëveshja e nënshkruar me homologun e Maqedonisë së Veriut për pikat e përbashkëta të kalimit kufitar synon lehtësimin e procedurave për qytetarët dhe bizneset, duke krijuar kushte më të favorshme për lëvizjen e personave dhe mallrave mes dy vendeve.

“Së bashku me homologun e Maqedonisë së Veriut kemi nënshkruar një marrëveshje për pikat e përbashkëta të kalimit kufitar dhe kryerjen e përbashkët të veprimtarive nga autoritetet e kontrollit kufitar. Kjo përcakton procedura më të lehtësuara si për udhëtarët, ashtu edhe për automjetet dhe kamionët që shkëmbejnë mallra mes dy vendeve tona”, u shpreh Lamallari.

Sipas ministrit Lamallari, marrëveshja përbën një kontribut të rëndësishëm jo vetëm në drejtim të thjeshtimit të procedurave kufitare, por edhe në forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Është një kontribut në kuptimin e procedurave të lehtësuara, por edhe për një ekonomi më të fortë mes dy vendeve tona, pasi përfitojnë bizneset e të dy vendeve”, tha ai.

Lamallari bëri të ditur se deri në ratifikimin e marrëveshjes në parlamentet përkatëse, do të shfrytëzohet kjo periudhë si fazë testimi për zbatimin praktik të lehtësimeve të parashikuara.

“Ne do ta shfrytëzojmë periudhën deri në ratifikimin e marrëveshjes në parlamentet përkatëse, pasi ajo ende nuk është ratifikuar as nga parlamenti i vendit fqinj, si një periudhë testimi për të lehtësuar në praktikë kalimet e qytetarëve dhe mallrave përmes këtyre pikave kufitare që janë pjesë e marrëveshjes

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights