Screenshot 2025 05 08 170940 696x418

Xhamia e Plumbit në Shkodër është përuruar sot nëpërmjet një ceremonie ku merrte pjesë kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Tayyar Kağan Atay dhe Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari.

Beci u shpreh se restaurimi i plotë i Xhamisë së Plumbit është një moment që na bën krenarë të gjithëve pasi i kthen dinjitetin këtij objekti kulti unik në të gjithë Ballkanin.

“Keni kthyer në një vlerë një diamant të çmuar të këtij qyteti jo vetëm të historisë, por edhe një vepër arkitekturore për të cilën kemi qenë shumë krenarë. Rikthimi i saj për qytetin është jo vetëm një dhuratë, por edhe një mundësi për t’u vizituar. Kjo është zona historike për të cilën kemi bërë një projekt që do jetë një vlerë e shtuar e hyrjes së Shkodrës”, tha kryebashkiaku i Shkodrës.

Ambasadori turk në Shqipëri, Tayyar Kağan Atay në fjalën e tij jo vetëm që vlerësoi investimin e bërë nga qeveria turke, por edhe restaurimin e plotë të këtij objekti që vjen si bashkëpunim mes qeverisë turke dhe qeverisë shqiptare.

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari u shpreh se “kjo është ëndërr e kahershme e jona. Tashmë Xhamia e Plumbit del nga bataku i përmbytjeve dhe nga merr pamje të re dhe hyn në një erë të re që e mban të lidhur me shpirtin shekullor të saj”.

Xhamia e Plumbit është cilësuar si një ndër 50 monumentet më të bukura të botës dhe është xhamia më e madhe e stilit osman që ruhet në Shqipëri, me ndërthurjen edhe të arkitekturave të tjera.

Xhamia është ndërtuar nga Mehmet Pashë Bushati në vitin 1773-1774, duke shërbyer për një kohë të gjatë si xhamia më e madhe e vendit.

Xhamia ka një miksim të arkitekturës turke me atë arabe. Këtë e shohim që në hyrje. Hyn në një oborr të brendshëm i mbuluar me 12 kupola dhe tamburi kryesor që shkon në një lartësi deri në 20 metra. Është xhamia më e lartë në vendin tonë që vjen nga periudha osmane.

Në vitin 1948 Xhamia e Plumbit u shpall monument kulture, duke marrë statusin e mbrojtjes nga shteti.

Në vitin 1967, kur edhe zyrtarisht u ndalua feja në Shqipëri, xhamia pësoi dëmtime, sidomos me rrënimin e minares, ndërkohë në periudha të ndryshme ajo nuk është përdorur zyrtarisht për kryerjen e riteve.

Rivitalizimi i kësaj xhamie unikale në Shkodër përfshiu jo vetëm restaurimin e thellë të saj, por edhe transformimin e hapësirës përreth.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights