📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Policia1

Policia e Shtetit vijon operacionin e koduar “Fati i Lojërave”, duke goditur raste të tjera të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit në kryeqytet.

Strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare zbuluan një lokal të përshtatur me makineta dhe tavolina pokeri, për zhvillimin e kësaj veprimtarie të paligjshme në rrugën “Kajo Karafili”, në Tiranë.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë administratori i lokalit, shtetasi me iniciale F. K., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kontrolli në ambientet e lokalit, shërbimet e Policisë sekuestruan 4 makineta për lojëra fati, një tavolinë pokeri, si dhe sende të tjera që dyshohet se përdoreshin për organizimin e lojërave të fatit.

Policia bën të ditur se kontrollet kundër kësaj veprimtarie të paligjshme do të vijojnë në subjekte dhe ambiente të ndryshme, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights