Seancë e ndezur në Kuvend ditën e sotme, pas ngjarjes së rëndë të Korçës, ku një efektiv i policisë humbi jetën gjatë një aksioni për arrestimi e një krimineli të shpallur në kërkim.
Përveç kësaj çështjeje, kryetari i PD, Sali Berisha, foli në lidhje me takimin që PS do të organizojë nesër për festimet e 35-vjetorit të Partisë Socialiste. Berisha kërkon anulimin e anti-mitingut, teksa lëshon akuza ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Piro Vengu. Ky i fundit nuk e kurseu replikën.
Berisha: “Parafolësi pasi dezertoi nga ushtria bëri mashtrimin se është pasardhës i Marko Boçarit. Marr vesh unë që ky është një pasardhës i një familje Kallajxhi. Fshati i tij është fshati i Kallajxhinjve, të tjerët janë burra viganë si Andon Zako. Kërkoj të hiqet dorë nga anti-mitingu në Vlorë. Ti je dezertor, ke dezertuar apo jo? Dezertove nga ushtria apo jo?”
Vengu: “Jam krenar që kam prejardhje suljote, jam krenar që kam edhe mamanë minoritare. Jam krenar edhe që kam pasur pjesëtarë të familjes si pjesëtarë të Pavarësisë. Vlonjatët nuk iu kërkojnë leje dhe nuk kanë nevojë të marrin leje nga ju”.
