📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Image 99

Është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) efektivi i policisë që aksidentoi dje, 3 tetor, për vdekje një 71-vjeçare në Gjirokastër.

Bëhet fjalë për punonjësin e policisë A. M., me detyrë Shef i Kufirit të Gjelbërt Kakavijë në DVKM Gjirokastër, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes, teksa polici i jepte makinës për të shkuar në punë.

Në vendngjarje u kryen veprimet e para hetimore, përfshirë këqyrjen e vendit të ngjarjes, sekuestrimin e automjetit dhe marrjen e një mostre gjaku për Ekspertimin Toksikologjik.

Testi i alkoolit ka rezultuar negativ.

Materialet proceduriale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights