Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Image 140

Një 36-vjeçar në Përmet ka rënë në prangat e Policië, pasi ka aksidentuar për vdekje një 71-vjeçar i cili po lëvizte me biçikletë.

Sipas asaj që bëjnë të ditur uniformat blu, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”.

I arrestuari ka qenë duke drejtuar automjetin tip furgon në gjendje të dehur, kur ka aksidentuar të moshuarin, banues në Përmet

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin D. B., 36 vjeç, banues në Përmet, pasi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”, duke drejtuar automjetin tip furgon në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasin R. N., 71 vjeç, banues në Përmet, i cili po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë 71-vjeçari ka humbur jetën në spital”, njofton Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights