Ka mbërritur këtë të enjte në Gjykatën e Lezhës 46-vjeçari Jetmir Llanaj, i cili akuzohet si një pjesë e një grupi prej 5 personash që vendosnin gjoba tek bizneset.
Bëhet me dije se 46-vjeçari përdorte 2 të mitue dhe 2 persona të tjerë që i dërgonte tek bizneset për të përcjellë mesazhet e tij kërcënuese për përfitime pasurore në rrugë të padrejtë.
Hetimet ndaj këtij grupi kishin nisur 3 muaj para se të kryhej operacioni i policisë nga indiciet e marra.
Mësohet se gjatë kësaj kohe grupi ishte mbajtur nën vëzhgim, ku përgjoheshin duke plotësuar kështu të gjitha provat.
Dy të miturit u kapën në flagrancë duke tentuar të merrnin një shumë parash tek një biznes dhe pas ndalimit të tyre dhe të një 39-vjecari në flagrancë u realizua edhe operacioni për kapjen disa ditë më vonë të Jetmir Llanaj.