672254997 1508039197347452 1684895088671699179 n 696x464

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, priti në një takim homologun e Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ku u diskutua mbi forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe thellimin e bashkëpunimit parlamentar mes dy vendeve.

Gjatë takimit, Peleshi dhe Gashi vlerësuan marrëdhëniet miqësore mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke theksuar rëndësinë e intensifikimit të kontakteve dhe shkëmbimeve në nivel parlamentar, si një instrument i rëndësishëm për afrimin e mëtejshëm institucional dhe politik.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, si edhe procesit të integrimit europian të rajonit.

Kryetari i Kuvendit, Peleshi, e cilësoi avancimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian si një sinjal pozitiv dhe shpresëdhënës për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Të dy palët shprehën angazhimin për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë në funksion të stabilitetit rajonal, zhvillimit demokratik dhe përshpejtimit të proceseve integruese europiane.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights