📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Pelesh

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, deklaroi sot në nisje të seancës parlamentare se ka një dakordësi të plotë me grupet parlamentare për hartimin e një deklaratë të përbashkët të Kuvendit të Shqipërisë, e cila dënon vendimin për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi për krime lufte.

Peleshi e cilësoi vendimin si një ngjarje me rëndësi të veçantë, duke theksuar edhe peshën që ai mbart për Kosovën dhe shqiptarët.

“Dje Dhomat e Specializuara të Kosovës shpallën vendimin ndaj katër ish-udhëheqësve të të UÇK-së, të cilët udhëhoqën luftën çlirimtare të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi. Ky vendim përbën një moment të rëndësishëm dhe të  dhimbshëm, jo vetëm për Kosovën, por dhe për historinë dhe kujtesën tonë kombëtare”, theksoi Peleshi.

Kryetari i Kuvendit bëri të ditur gjithashtu se Kuvendi i Shqipërisë do të përcjellë një deklaratë të përbashkët lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale.

“Në dakordësi të plotë me grupet parlamentare sot do të përcjellim një deklaratë të përbashkët nëpërmjet Kuvendit, përmes të cilës do të shprehim qëndrimin e Kuvendit të Shqipërisë për këtë zhvillim”, u shpreh Peleshi.

Peleshi tha se “Komisioni për Çështjet Europiane dhe Punët e Jashtme po finalizon tekstin e deklaratës”.

Gjykata Speciale e Hagës shpalli dje fajtor ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për krime lufte duke e dënuar me 25 vjet burgim, sikundër edhe Jakup Krasniqi, ndërsa Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burgim dhe Rexhep Selimi u dënua me 13 vjet burgim.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi u akuzuan me pretendimin për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë përndjekje, vrasje dhe torturë. Ata u vetëdeklaruan të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights