📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Maxresdefault

Deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh kryetar i komisionit të për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, Luçiano Boçi, zhvilloi sot një interpelancë urgjente me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro në lidhje me administrimin e pjesëmarrjes së Shqipërisë në PISA 2025 dhe përgjegjësinë për informimin e saktë të Kuvendit e të publikut mbi rezultatet.

Në fjalën e tij, Boçi theksoi se “OECD ka evidentuar një fakt konkret se shkollat me më pak se 21 nxënës, të përshtatshëm për testimin PISA, nuk u kontaktuan për zhvillimin e vlerësimit dhe për pasojë nuk morën pjesë”.

“Dhe këtu nuk po flasim thjesht për nxënës që munguan ditën e testimit apo kishin arsye apo justifikime, apo për shkolla që refuzuan pjesëmarrjen në këtë testim, por flasim për shkolla që nuk u kontaktuan nga Ministria e Arsimit”, tha ai.

Sipas tij ku nuk është një detaj për t’u anashkaluar.

“Është një boshllëk strukturor në mbulimin e kampionit, që, siç e thotë OECD-ja, nuk korrigjohet plotësisht me rregullime statistikore”, tha ai.

Për pasojë, sipas tij, “Shqipërisë i aplikohet raportim i kufizuar”.

“Kjo do të thotë diçka shumë konkrete: një pjesë e nxënësve shqiptarë, ndoshta pikërisht ata të shkollave më të vogla, shpesh rurale, shpesh në zona me vështirësi ekonomike, nuk janë matur fare”, tha ai.

Boçi shtoi se “kur flitet për përmirësim apo keqësim të rezultateve të Shqipërisë, krahasuar me ciklet e mëparshme, po flitet për një pamje që në fillim lë jashtë kuadrit pikërisht ata nxënës që kanë më shumë nevojë për vëmendjen e shtetit”.

“Urgjenca e kësaj interpelance lidhet drejtpërdrejt me fillimin e vitit të ri shkollor. Vendimet për ndërhyrje pedagogjike, për mbështetjen e shkollave dhe për ndarjet buxhetore po merren tani dhe duhet të mbështeten mbi një vlerësim të besueshëm dhe të plotë, dhe jo mbi një pamje të cunguar të realitetit”, tha ai.

Sipas Boçit, interpelanca synon të kërkojë përgjigje të sakta dhe të dokumentuara lidhur me përjashtimin e shkollave pranë pragut të 21 nxënësve nga testimi PISA, bazat e këtij vendimi si dhe detajet financiare dhe teknike të procesit. Gjithashtu, kërkohen garanci dhe plane konkrete nga ministria që situata të mos përsëritet në të ardhmen dhe të përmirësohen aftësitë e nxënësve në shkollat e papërfshira.

Gjithashtu tha Boçi, opozita ka kërkuar para kësaj interpelance që “t’u vihet në dispozicion deputetëve lista e plotë e shkollave, aktet dhe udhëzimet përkatëse, korrespondenca me OECD-në, analiza kombëtare e mos-pjesëmarrjes dhe pasqyra buxhetore, dhe ju, zonja ministre, nuk e keni konsideruar kërkesën që ju kam referuar”.

Sipas tij, interesi publik këtu nuk kërkon vetëm të di çfarë rezultati është publikuar, po dhe cilët nxënës përfaqëson ai rezultat, cilët kanë mbetur jashtë dhe kush mban përgjegjësi për këtë fakt.

“Besueshmëria e arsimit publik kërkon transparencë plotë dhe përgjegjësi institucionale, jo shpjegime të pjesshme apo heshtje”, tha ai.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights