Trump xi jinping 1 770x433

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, në një takim me kryeministrin spanjoll Pedro Sánchez, ka reaguar për herë të parë ndaj tarifave të reja amerikane ndaj mallrave kineze.

Ai u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian të bashkëpunojnë me Kinën për të mbrojtur tregtinë e lirë dhe për të kundërshtuar veprimet që i quajti “të njëanshme dhe bullizuese”. Për herë të parë pas vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump për të vendosur tarifa shtesë ndaj mallrave kineze, presidenti Xi Jinping ka reaguar publikisht.

Nga Pekini, gjatë një takimi me kryeministrin spanjoll Pedro Sánchez, kreu i shtetit kinez deklaroi se nuk ka asnjë fitues në një luftë ekonomike, duke i cilësuar masat amerikane si “akte të njëanshme bullizmi”.

Në të njëjtën kohë, Xi bëri thirrje për bashkëpunim të ngushtë mes Kinës dhe Bashkimit Evropian, duke theksuar nevojën për të mbrojtur globalizimin, tregtinë e lirë dhe një sistem shumëpalësh më të drejtë. Ai e përshkroi marrëdhënien mes dy fuqive ekonomike si një “simbiozë”, e cila duhet të ruhet dhe forcohet në këtë periudhë tensioni.

Për pjesën e tij, kryeministri spanjoll Pedro Sánchez nënvizoi se Spanja ka qenë gjithmonë në favor të dialogut dhe zhvillimit të qëndrueshëm të marrëdhënieve BE-Kinë.

Ai propozoi gjithashtu që vendi i tij të shërbejë si ndërmjetës për të ulur tensionet mes Pekinit dhe Uashingtonit, duke i bërë thirrje të dyja palëve të ulen në tryezë për të diskutuar zgjidhje paqësore. Tarifat e reja amerikane ndaj Kinës, të cilat u përjashtuan nga pezullimi 90-ditor i aplikuar për vende të tjera, shtynë autoritetet kineze të vendosin masa kundërpërgjigjeje, duke rritur tarifat e importit të mallrave nga SHBA deri në 125 për qind.

Pekini i ka cilësuar këto veprime si të padrejta dhe të dëmshme për ekonominë globale.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights