Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Pedagogët e disa prej universiteteve publike në vend kanë paralajmëruar grevë urie, pasi deri tani qeveria nuk i ka plotësuar kërkesat e tyre.

Ata i kanë lënë dy ditë koh qeverisë dhe nëse nuk marrin zgjidhje do të fillojnë grevën.

Kreu i sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi, ftoi kolegët të njoftojnë nëse do të bëhen pjesë e grevës, që do të nisë të mërkurën në orën 16:00.

Ai kishte paralajmëruar grevë edhe pak ditë më parë.

“Nuk duam të përdorim variantin e fundit, atë të grevës, por mund të përdoret për të ushtruar presionin e duhur mbi autoritetet për të reaguar në mënyrë konstruktive dhe ta kuptojnë rëndësinë e këtij bojkoti”, kishte thënë Kovaçi.

Ata kanë filluar protestat prej disa kohësh, ndërsa i kanë bojkotuar tri javët e para të vitit akademik. Kërkesa e tyre kryesore është rritja e pagës me 50% dhe nuk kanë rënë dakord me atë që u ka ofruar qeveria. 

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights