Me 82 vota kundër të mazhorancës dhe vetëm 27 vota pro të opozitës, u rrëzua kërkesa e PD-së që të zgjatej me 3 muaj afati për Komisionin e Reformës Territoriale.
Kreu i PD-së, Sali Berisha, akuzoi mazhorancën se po vepron në mënyrë të njëanshme, pasi, sipas tij, disa raporte të opozitës dhe mazhorancës nuk janë diskutuar në komisione.
Më herët nuk pati dakordësi as në Konferencën e Kryetarëve për zgjatjen e afateve të “Territoriales”, duke ia kaluar seancës çështjen për të marrë një vendim.
