📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

  Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar një takim me demokratët e Kamzës dhe Paskuqanit.

Në një postim në rrjetet sociale Alibeaj tha se, Partia Demokratike do të garojë për Kamzën në zgjedhjet e 14 majit me Bilbil Bajraktarin.

“Zgjidhjen për ndryshimin e nevojshëm për gjithë vendin nuk mund ta presim nga jashtë, padyshim që prej tyre presim mbështetjen dhe modelet e duhura.Por jemi ne ata që duhet të bashkohemi e të gjejmë zgjidhjet. Zgjidhje që vijnë nga njerëz me reputacion, njerëz me vizion, pro perëndimorë, të ndershëm e mbi të gjitha me dinjitet e parime, pikërisht si kandidati me të cilin Partia Demokratike do të garojë për Kamzën, Bilbil Bajraktari”, tha ai.

Alibeaj tha se ne kemi bindje se në zgjedhjet e 14 majit do t’i kthejmë pushtetin qytetarëve të bashkisë Kamëz.

“Kryefjalë në të gjithë Bashkitë e Shqipërisë është papunësia, mungesa e investimit dhe rendit publik. E sidomos plaga më e madhe mbetet shpopullimi. Jemi të bindur se së bashku mund t’ia dalim që ti kthejmë pushtetin e tyre qytetarëve të bashkisë Kamëz”, shkruan Alibeaj.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights