Partia Demokratike ka kallëzuar ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari dhe drejtorin e Policisë së Shtetit, pas protestës së 17 prillit që u mbajt në kryeqytet.
Gjatë protestës teksa pati përplasje, policia raportohet se përdori bombola gazi në drejtim të protestueseve, duke lënduar disa prej tyre, madje edhe deputetë.
Përveç Lamallarit, kallëzimi është dhe për shtetasit Elton Alushi, Artur Prifti, Altin Tabaku, Bajram Baçi, Navjol Papuli dhe Dashamir Bendo.
Sipas kallëzimit, zyrtarët akuzohen për vepra si “heqje e paligjshme e lirisë”, “shpërdorim detyre”, “kryerje veprimesh arbitrare”, “pengim i tubimeve” dhe “falsifikim dokumentesh”, ndër të tjera.
