📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
IMG 1928.00 04 08 23.Still002 1024x576

Pallati në Elbasan, ku ndodhi shpërthimi tragjik, është shpallur me rrezik të lartë publik.

Sipas ekspertizës paraprake të kryer nga Instituti i Ndërtimit, soleta e katit të pestë paraqet rrezik shembjeje nga momenti në moment.

Nga inspektimi teknik i specialistëve është konstatuar se muri perimetral i fasadës, si dhe soletat në katet e treta dhe të katërta, janë shkatërruar plotësisht. Dëmtimet e shkaktuara nga shpërthimi dhe temperaturat e larta kanë sjellë humbjen e mbështetjes strukturore, duke e bërë ndërtesën të pasigurt.

Për këtë arsye, Instituti i Ndërtimit ka kërkuar ndalimin e rreptë të hyrjes në godinë, si dhe vendosjen e një perimetri sigurie prej 20 deri në 30 metrash përreth saj.

Nga kjo ngjarje janë prekur drejtpërdrejt 15 familje, të cilave u është ofruar strehim në konvikte. Deri më tani, vetëm njëra prej tyre është akomoduar, ndërsa për familjet e tjera pritet të ofrohet mbështetje përmes bonusit të qirasë nga strukturat e emergjencave civile.

Ndërkohë, banorët e prekur shprehen se kanë dorëzuar të gjithë dokumentacionin e kërkuar dhe janë në pritje të ndihmës nga shteti. Ata thonë se ndihen të pasigurt dhe kanë frikë të rikthehen në banesat e dëmtuara.

Sa i përket të ardhmes së godinës, ende nuk është marrë një vendim përfundimtar nëse ajo do të shembet apo do të mund të rikonstruktohet.

Për momentin, objekti është shpallur i papërdorshëm.

Vendimi për fatin e pallatit do të merret pas një akt-ekspertize të detajuar, e cila do të përfshijë edhe teste laboratorike për vlerësimin e qëndrueshmërisë së strukturës. Ky proces do të nisë pasi të largohen mbetjet që paraqesin rrezik dhe të garantohet siguria e inxhinierëve gjatë punës në terren.

Kujtojmë se përpos dëmeve masive, ky shpërthim u mori jetën dy personave, ndërsa plagosi disa të tjerë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights