Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë ditën e shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por nuk do të mungojnë dhe vranësira të pakta kalimtare kryesisht përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi 8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimore dhe zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 16m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 18/33 | Diell pak re |
| Kukës | 14/29 | Diell pak re |
| Lezhë | 19/33 | Diell |
| Dibër | 13/30 | Diell pak re |
| Durrës | 19/33 | Diell |
| Tiranë | 19/34 | Diell |
| Elbasan | 19/34 | Diell |
| Berat | 17/34 | Diell |
| Vlorë | 20/32 | Diell |
| Korçë | 13/28 | Diell |
| Gjirokastër | 14/33 | Diell |
| Sarandë | 19/32 | Diell |
